All for Joomla All for Webmasters

alb

Laboratori diagnostikues Biohem Medica është ordinanca e pare private shëndetësore në vend, fillimet e së cilës datojnë që nga viti 1991. Që nga fillimet e saja është e përkushtuar në dhënien e shërbimeve te larta profesionale dhe cilesore ne lëmine e diagnostikimit laboratorik mjekësor, me te vetmin qellim te ruajtjes dhe mbrojtjes se shendetiti te pacientit dhe ngritjen e nivelit shëndetësor.
OPSH-DLBM eshte lider  ne fushën e saj te veprimit me investitor te vetëm nga Maqedonia dhe me me shume se 20 vite pervoj pune ne regjionin e shkupit dhe me gjere ne territorin e R. M
Me kuadro me pervoje dhe qe posedojnë vlera te larta profesionale dhe etike, laboratori BM eshte gjithmonë ne hap me trendët e reja boterore te mjeksise dhe cdo dite synon ne pembushjen e kërkesave dhe ne zgjerimin e spektrit te shërbimeve me te vetmin qellim per realizimin e nevojave te pacienteve tanë.
Parimet baze te laboratorit tone janë; efikasiteti, korrektësia, dhe dhënia e rezultateve ne menyre konfidenciale. Ne punën tone, kontrolli i përditshëm i cilësisë eshte me rendesi primare, prandaj cdo dite para se te fillojmë me analizat e materialeve te pacienteve, te gjitha aparatet ne laborator kontrollohen dhe kalibrohen me serum normal dhe ate patologjik. Pasi te merren rezultatet e pritura fillohet analiza e pacienteve.  Kontrolli i rregullt i aparateve behet edhe nga ana e laboratorit gjerman i akredituar dhe i njohur nderkombtarisht, dhe me te cilin laboratori yne ka te lidhur kontrate pune.
- Laboratori yne ofron diagnostikim gjithëpërfshirës dhe te kompletuar nga kuadro te kualifikuara.
- Bejme mbledhje te orgaziuar te materialeve nga ordinanca,  shtëpi tuaja dhe spitale te ndryshe
- Mundesojme përpunimin urgjent te analizave, varësisht nga koha e procesimit te analizave.
OPSH- Biohem ka te lidhur kontrate me fondin e sigurimit shëndetësor te R.M, per përpunimin e analizave laboratorike, udhëzim – formular LU1, i lëshuar nga mjeku ame. Pacienti ushtron te drejtën e shfrytëzimit te fondit ne përpunimin e këtyre analizave vetëm me udhëzim nga mjeku ame. Vetem laboratori qe gjendet ne rrugën Cvetan Dimov nr. 33 ka te lidhur kontrate me fondin shendetesore te R. M