All for Joomla All for Webmasters

alb

Validiteti I rezultateve laboratorike me se shumti varet nga pergatitja e rregullt e pacientit per kryerjen analizes se caktuar. Gjate kesaj duhet patur parasysh parametrat te cilat ndikojne ne rezultatet laboratorike, te cilat jane:
-    Menyra e te ushqyerit ne te kaluaren
-    Indeksi I peshes trupore
-    Mosha
-    Gjinia
-    Terapia e pranuar
-    Shatzania
-    Aktiviteti fizik
-    Shprehi te ndryshe (konsumimi I kafes, cigares, alkoholit)

Menyra e pergatitjes varet nga lloji i analizes qe duhet bere
Koha kur miret matriali per analize eshte e rendesishme gjate ekzaminimit te atyre parametrave ku ka variacione te dukshme gjate dites dhe nates (kortikosteroidet dhe hekuri)
Per pjesen me te madhe te analizave preferohet materiali qe do te ekzaminohet te merret ne mengjes, kur pacienti eshte I pushueshem I pangrene, gjegjesisht 10 ore pas vaktit te fundit apo 12 deri 16 ore mbas ngrenies (gjate percaktimit te yndyrnave). Rritja e aktivitetit fizik gjate 24 oreve para marrjes se materialit ndikon ne rritjen e vlerave te disa enzimeve dhe analiteve te caktuara p.sh. CK, LDH, AST, K, Mg, kreatinin etj.
-Nese pacienti pranon ndonje terapi qe mund te ndikoje ne rezultatet e fituara (preparatet e hekurit, vitamin, terapi hormonale, diuretike, anallgetike) keshillohet qe te njejtat ti konsumoje pas marrjes se mostres se gjakut dhe urines.
Marrja e mostrave per pasqyre komplete te gjakut (eritrocite, Hb, leukocite…) mund te behet gjate tere dites qofte nga mostra e gjakut nga vena apo ai nga kapilaret.
Materialet per percaktimin e markereve te tumoreve, viruseve, dhe pjesa me e madhe e hormoneve gjitheashtu mund te analizohen pavaresisht kohes se kur merret gjakut, por gjithsesi keshillohet qe te mos konsumohet ushqim dhe legje te pakten 2 deri 3 ore perpara.
Per analizat; prolactin, kortizol dhe ACTH eshte I domosdoshem pushim 20 min para venopunkcionit.
-Te grate, faza e ciklit menstrual apo java e shtatzanise ndikojne ne rezultatet dhe eshte I detyrueshem konsultimi me mjekun para marrjes se materialit, qe te mundesohet moster i rregullt.
Neqoftese ju duhen udhezime shtese apo keni nevoje te dini nese eshte e nevojshme pergatitje paraprake per analizen qe do tu ju duhet, ju lutemi te na kontaktoni

GLYCOSA TOLERANT TEST
Gjate zbatimit te glycose tolerant test OGTT ose ndryshe test per tolerance te glykozes, pacientit I ipet nje sasi e caktuar glykoze
-Vet testi zgjat nga 120-180 min (varesisht nga protokoli qe ka kerkuar mjeku juaj)
-Gjate kryerjes se testit pacienti duhet te pushoje, I ndalohet duhani dhe konsumimi I ushqimeve ose lengjeve, perveq ujit.
Tre dite para se te behet testi  pacienti duhet te vazhdoje me  ushqim te rregult duke konsumuar edhe karbohidrate (jo me pak se 120-200gr ne dite)
-Te vazhdoje me aktivitetet fizike, duke mos e tepruar me ushqime te renda.
-Duhet nderprere marrja e ilaceve te caktuara te cilat ndikojne ne metabolizmin e glykozes (psh kortikosteroide, kontraceptiv hormonal, acid nicotine, hormone te gjendave tiroide, anti reumatike josteroid) vetem me keshille te mjekut dhe nese kjo nuk e demton shendetin e pacientit.
-Te grate, testi nuk mund te kryhet gjate ciklit menstrual.

UDHEZIM PER MARRJEN E MATERIALIT TE URINES
-Per analize eshte e nevojshme urina e mengjesit, e mbledhur ne nje ene sterile.
-Para mbledhjes se urines ne ene sterile, duart dhe organet gjenitale duhet te jene te pastra.
-Rrjedhja e pare e urines duhet te lihet te rrjedh ne toalet dhe pa nderprere urinimin te merret rrjedhja e mesme e urines ne enen sterile per tu analizuar.
-Te kihet kujdes me kapaklun qe te ngelet I paster, te mbyllet mire dhe te dorezohet ne laborator.
-Me ene sterile mund te furnizoheni ne laboratorin tone.

Udhezim per marrje te urines 24 oreshe

slika2

Per testet ne vijim
Adrenaline
Dopamine
Noradrenaline
Acidit vanilil mandelik
Fill para marrjes se urines, ne enen ne te cilen do te mblidhet urina shtohen 30 ml 6N acid klorhidrik I cili mund te sigurohet neper farmaci.
Ne mengjes, pacienti urinon, por nuk e mbledh kete urine. Te gjitha pjeset tjera te urines duhet te mblidhen dhe te ruhen ne nje ene ne temperature +2 deri ne +8 grade Celsius.
Diten tjeter, pacienti urinon, dhe kete urine e shton ne te njejten ene me pjesen tjeter te urines te mbledhur nje dite me pare.
Urina 24 oreshe duhet te matet dhe te shenohet pasha e saj. Pastaj urina ne ene duhet te perzihet dhe te nxirret ne nje ene tjeter me te vogel deri ne 200ml. Ne kete ene pacienti duhet te shenoj emrin dhe mbiemrin dhe se eshte urine 24 oreshe dhe te sillet ne laboratorin tone.

UDHEZIM PER MARRJEN E MATERIALIT PER URINOKULTURE
Pergatitja per dhenien e urines per urinokulture eshte e rendesise se vecante. Duhet te pastrohen pjeset e jashtme te organeve gjenitale me uje te vaket dhe sapun. Pastaj duhet te thahet lekura dhe te mos perdoren asnje lloj I kremrave. Kujdes I vecante duhet te kihet ne kthimin e lekures se Prepuciumit tek femijet, dhe pastaj te lahet. Pershkak se rrjedhja e pare e urines praktikisht ben shperlarjen e bakterieve te lekures dhe te flores bakteriale te ureters, ne ene sterile mblidhet vetem rrjedhja e mesme e eurines, ku eshte e mjaftueshme te mbushet dy e treat e volumit te gotes. Kur te jete e mundur, mostra e urines duhet te merret ne mengjes, keshtu qe pacienti gjate nates nuk urinon para se te jape urinen apo ne cilen do periudhe te dites me se paku 3 ore nga urinimi I fundit. Duke patur parasysh se urina eshte baze e mire ushqyese ne zhvillimin e bakterieve , duhet qe sa me shpejte te dorezohet ne laborator ose te ruhet ne frigorifer ne temperature 4-8 grade Celsius deri sa te dergohet ne laborator.  Per egzaminim te prezences se klamidise, mikroplazmes, ose ureaplazmes se urines, duhet te merret rrjedhja e pare e urines e cila zakonisht I mbledh qelizat epiteliale te ureteres ne te cilat ndodhen keto mikroorganizma.
-Bris nga hunda merret para marrjes se terapise me antibiotike dhe se paku 3-4 ore nga fryerja e pare e hundes.
-Gjate marrjes se brisit nga fyti dhe hunda tek femijet, prinderit duhet te mbajne femijen ne preher, njera dore te mbeshtjelle te dy krahet e femijes dhe doren tjeter tia ver ne balle, dhe keshtu mbahet koka deri sa personi professional ti marre briset.

Mbledhja e sperms per egzaminime klinike dhe mikrobiologjike
Nese materialin e spermes e mbledhni ne shtepi, mostra duhet te dorezohet ne DLBM ne Kompleksin Caircanja Rr Cvetan Dimov nr33 ose ne DLMB ne Fushe Tophane ne Rr Blagoe Perov nr 44A ne Shkup, nje ore pas mbledhjes se mostres e cila duhet te ruhet ne temperature 40 celsius.
1.    Para mbledhjes se mostres per egzaminim klinik , pacienti duhet te permbahet nga marredheniet seksuale ne periudhe prej 3 ditesh,.
2.    Para mbledhjes se mostres keshillohet te urinohet, dhe pastaj te lahen organet gjenitale, dhe me kete pengohet perzierja e bakterieve te  organeve tjera me ate te spermes
3.    Sperma duhet te mblidhet me masturbim dhe asesi te perdoret kondomi.
4.    Sperma duhet te mblidhet ne ene sterile me te cilat mund te furnizoheni ne laboratoret tane apo ne farmaci te ndryshme.